​Hoti: Dje në Bruksel nuk është diskutuar për Asociacionin e komunave Serbe

Aktuale

​Hoti: Dje në Bruksel nuk është diskutuar për Asociacionin e komunave Serbe

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:53
Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti po e quan spekulim mundësinë që shuarja e Task-forcës antikorrupsion do të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave, përkundër kësaj tha se kjo e fundit do të përshpejtohet kur “do t’iu shkojnë gjërat deri në fund në sistemin e drejtësisë”.

Përmes një konference për medie, kreu i qeverisë mohoi se dje është diskutuar për themelimin e Asociacionit, ani pse pala serbe insiston se në takimin e djeshëm në Bruksel e kanë hapur këtë temë.

“Dialogu bëhet për marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke. Marrëveshja e parimet e vitit 2015 është paragrafi se statuti i AKS-së parasheh dërgimin në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat