Dumoshi në homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit muzikor Avni Mula

Aktuale

Dumoshi në homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit muzikor Avni Mula

Nga: A.Z Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:32
foto nga vendi ngjarjes

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, sot në emër të Qeverisë së Republikë së Kosovës dhe kryeministrit Hoti, ishte për homazhe në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit muzikor Avni Mula, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, më tej ka thënë se humbja e tij është humbje për familjen dhe për artin në përgjithësi.

Postimi i plotë:

Me nderimin më të lartë për veprën e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës sot, kryeministrit Hoti, isha për homazhe në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe për t'i dhënë lamtumirën e fundit kolosit muzikor Avni Mula.

Kënga e tij qe frymëzim i atdhedashurisë ndër breza, përbashkim andej e këndej kufirit andaj humbja e tij është humbje për familjen dhe për artin në përgjithësi, kudo ku ka shqiptarë.

I përjetshëm kujtimi për këtë mjeshtër brilant!Image

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat