Rritje alarmante e rasteve me Covid-19, reagon deputeti i LDK-së

Aktuale

Rritje alarmante e rasteve me Covid-19, reagon deputeti i LDK-së

Nga: A.Zh Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Katër persona kanë vdekur nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar edhe 418 raste të reja pozitive, duke shënuar rekord të ri të infektimeve.

Ndërsa 67 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli. Ai ka thënë se rritja enorme e numrit të rasteve pozitive me Covid-19, do të duhej të ishte alarm për institucionet dhe qytetarët.

“Rritje enorme e numrit të rasteve Covid pozitiv. Ky numër vetëm brenda një dite duhej të ishte alarm për institucionet dhe qytetarët”, ka shkruar deputeti në një postim në Facebook./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat