Haradinaj pas tërmetit në Turqi: Solidarizohemi me popullin turk

Aktuale

Haradinaj pas tërmetit në Turqi: Solidarizohemi me popullin turk

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:31
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se si popull që i kemi të freskëta pasojat e tërmetit, solidarizohemi me të gjitha familjet e goditura nga tërmeti në Turqi.

Haradinaj tha se luten që kjo gjendje të kalojë pa viktima dhe me sa më pak dëme.

“Me vëmendje të posaçme po i përcjell zhvillimet pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Në këto rrethana të rënda për popullin dhe institucionet e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë pa viktima dhe me sa më pak dëme. Si popull që i kemi të freskëta pasojat e tërmetit, solidarizohemi me të gjithë ato familje që janë goditur, kanë humbur të dashurit dhe kanë mbetur të pa strehë”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Ndryshe, Ambasada shqiptare në Ankara, u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të transferohen në një zonë të sigurt pas tërmetit që ka ndodhur në Turqinë perëndimore.

Ambasada ka publikuar edhe numrat e telefonit, ku qytetarët mund të thërrasin për çdo emergjencë.

“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence”, thuhet në njoftim.

Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat