Edhe një zyrtar e përkrah Melihate Tërmkollin pas përplasjes, ja si e quan avokatin Tomë Gashi

Aktuale

Edhe një zyrtar e përkrah Melihate Tërmkollin pas përplasjes, ja si e quan avokatin Tomë Gashi

Nga: A.Zh Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:46
Melihate Tërmkolli

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi, i ka dalë në mbrojtje ish-deputetes Melihate Tërmkolli, pas përplasjes që kishte kjo e fundit me avokatin Tomë Gashi, në një debat televiziv.

Bunjaku-Rexhepi ka kritikuar ashpër Gashin, duke e quajtur “avokat militant” dhe duke e akuzuar për shkelje dhe fyerje ndaj Tërmkollit, përcjell Bota sot.

Sipas saj, Tërmkolli mbetet ndër politikanet më të veçanta në skenën politike.

Reagimi i saj në Facebook:

Avokati militant partiak sërish me shkelje. Nuk i mjaftoi fyerja e njeriut që kërkonte lëmoshë në rrugë, as fjalët në studio televizive nga më të rëndat dhe sërish fyen rëndë anëtaren dhe aktivisten e zellshme të LDK-së dhe çështjes së Kosovës, Melihate Tërmkollin, me baza të dënueshme kushtetuese. Tërmkolli mbetet ndër politikanet më të veçanta në skenën politike dhe ne mbrojmë me krenari integritetin e personalitetit të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat