Analisti u bënë thirrje moderatorëve të emisioneve të mos i ftojnë Tom Gashin e Milaim Zekën

Aktuale

Analisti u bënë thirrje moderatorëve të emisioneve të mos i ftojnë Tom Gashin e Milaim Zekën

Nga: A.Morina Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:20
Tom Gashi

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar për deklaratën e mbrëmshme të avokatit Tomë Gashi ndaj anëtares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i cili gjatë një debati televiziv iu drejtua me asaj “zotëri”.

Zogaj tha se moderatorët e emisioneve po bëjnë gabim kur po thërrasin në debate persona si Tom Gashi e Milaim Zeka.

"Nëse moderatorët e emisioneve po i ftojnë Tom Gashat, Milaim Zekat e shokët e tyre me idenë që këta po u bëjnë publicitet, e kanë gabim. Në gjithë këtë llumin mediatik, videot që po shpërndahen në facebook po marrin vëmendje, e jo emrat e emisioneve ku po ndodhin këo maskarada", shkroi Zogaj në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Nëse moderatorët e emisioneve po i ftojnë Tom Gashat, Milaim Zekat e shokët e tyre me idenë që këta po u bëjnë publicitet, e kanë gabim. Në gjithë këtë llumin mediatik, videot që po shpërndahen në facebook po marrin vëmendje, e jo emrat e emisioneve ku po ndodhin këo maskarada.

Veç imagjinojeni këtë far Tom Gashin duke mbrojtë qytetarë në gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat