Publikohet video, ja momenti kur Vjosa Osmani flet “zi e terr” për Albin Kurtin!

Aktuale

Publikohet video, ja momenti kur Vjosa Osmani flet “zi e terr” për Albin Kurtin!

Nga: N. H Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:35
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Bashkëpunëtori i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi, Sefedin Krasniqi, në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një video e cila është bërë virale.

Në këtë video, shihet teksa flet ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetarja aktuale e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani e ashpër ishte me deklarata ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentit aktual, Hashim Thaçi. Të parin e quan Ugo Chavez, ndërsa të dytin Pablo Escobar.

E, mendimet e Osmanit për Kurtin kishin ndryshuar shumë pas koalicionit që arritën LDK dhe Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Madje, ajo në një deklaratë dhënë muaj më parë, kishte thënë se ka shumë mospajtime me Hashim Thaçin, dhe shumë afërsi me Albin Kurtin, dhe se këtë e dinë edhe zogjtë.

“Kam shumë mospajtime me Hashim Thaçin, dhe shumë afërsi me Albin Kurtin, këtë e dinë edhe zogjtë”, kishte thënë Osmani.

Në vazhdim ju sjellim videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat