Dështon tenderi për vaksinat sezonale, reagon deputeti i VV-së: Injorant të gërditshëm

Aktuale

Dështon tenderi për vaksinat sezonale, reagon deputeti i VV-së: Injorant të gërditshëm

Nga: A.Morina Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:32
Fitim Uka

Ministria e Shëndetësisë e ka anuluar për herë të dytë tenderin për furnizimin me vaksina sezonal.

Për këtë, reagoi edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka i cili tha se kjo gjë është shumë shqetësuese pasi numri i rasteve me Covid-19 po vazhdon të rritet, numri i vdekjeve poashtu.

"E tash, pyetja më e rëndësishme, për çfarë sezone do t’i sigurojnë vaksinat këta? Për sezonën e verës së ardhshme apo do të presin që të marrë fund edhe vala tjetër e COVID-19 dhe të vaksinohen sa më pak? Jo vetëm injorant të pandreqshëm, por edhe të gërditshëm!", tha Uka, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Paska dështuar furnizimi me vaksina sezonale dhe Ministria e Shëndetësisë paska anuluar tenderin për të dytën herë. “Spitali COVID” me 600 shtretër askund, numri i rasteve pozitive në rritje, numri i vdekjeve nga COVID-19 poashtu shqetësues, profesionistët shëndetësor të lodhur e të mashtruar me paga dhe stimulim të padinjitetshëm, tash edhe vaksinat sezonale askund…

A e di kush për çka i marrin pagat këta në qeveri? A kanë hy edhe në ndonjë bord tjetër dhe a ia kanë dalë që të zhvasin edhe ndonjë mëditje tjetër?

E tash, pyetja më e rëndësishme, për çfarë sezone do t’i sigurojnë vaksinat këta? Për sezonën e verës së ardhshme apo do të presin që të marrë fund edhe vala tjetër e COVID-19 dhe të vaksinohen sa më pak?

Jo vetëm injorant të pandreqshëm, por edhe të gërditshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat