Tërmeti, Ambasada e Kosovës në Turqi ka një njoftim për qytetarët që jetojnë në Izmir

Aktuale

Tërmeti, Ambasada e Kosovës në Turqi ka një njoftim për qytetarët që jetojnë në Izmir

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:43
Ambasada e Kosovës

Pas tërmetit që goditi sot Turqinë, Ambasada e Kosovës në Ankara ka publikuar numrat e telefonit ku mund të kontaktojnë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në rajonin e Izmirit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se kosovarët që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Konsullatën e Nderit në Izmir, Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll dhe Shërbimin Konsullor në Ankara.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë.

Ministri i brendshëm i Turqisë tha se gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat