Isa Mustafa i reagon Tomë Gashit, pasi ky i fundit e ofendoi Melihate Tërmkollin

Aktuale

Isa Mustafa i reagon Tomë Gashit, pasi ky i fundit e ofendoi Melihate Tërmkollin

Nga: D.RR Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:59
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dalë në krah bashkëpartiakes së tij, Melihate Tërmkollit, pasi ajo u ofendua mbrëmë në një debat televiziv nga avokati Tomë Gashi.

Gashi iu drejtuar zonjës Tërmkolli me “zotëri Tërmkolli”, ku pati reagime të shumta, sidomos nga gjinia femërore në vend.

Mustafa thotë se deklaratat e avokatit Gashi janë të papranueshme, jo vetëm për LDK-në por për çdo mendje civilizuese në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar gjithëherë e hapur për pjesëmarrje në debate për tema të ndryshme. Njerëzit e LDK-së shpesh janë penguar të thonë mendimin e tyre, nga përfaqësues të disa subjekteve politike por edhe nga disa individ që merren si analistë politik, mirë të paguar dhe të instruktuar nga mediume të ndryshme.
Pengesat që mbrëmë iu bënë në një emision televiziv znj Melihate Termkolli, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që ta shpreh mendimin e saj dhe ofendimet që pasuan ndaj saj nga avokati Tomë Gashi janë të papranueshme, jo vetëm për LDK-në por për çdo mendje civilizuese në Kosovë.
Mediat kanë pë obligim të mos krijojnë hapësirë për ofendime dhe skandale nga njerëz që nuk rreshtin të tregohen vullgarë dhe të shpërfaqen pa fije edukate dhe me mungesë të plotë përgjegjësie para opinionit publik. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat