Latifi: Toma u soll keq me Tërmkollin, ja çka duhet të bëjë ai

Aktuale

Latifi: Toma u soll keq me Tërmkollin, ja çka duhet të bëjë ai

Nga: A.Zh Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:06
Blerim Latifi

Edhe profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, i ka dalë në mbrojtje ish-deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkollit, pas ofendimit nga avokati Tomë Gashi në një debat televiziv.

Latifi ka thënë se avokati Gashi është sjellë keq me Tërmkollin, duke theksuar se ai duhet t’i kërkojë falje publike ish-deputetes, përcjell Bota sot.

Profesori ka treguar se jeton në një lagje me Tërmkollin dhe se ajo mendimin politik e ka të strukturuar dhe të mbështetur në argumente.

Reagimi i tij në Facebook:

Melihate Termkollin e takoj pothuajse çdo ditë. Arsyeja është se banojmë në të njëjtën lagje. Mund të kesh pikëpamje krejtësisht të ndryshme me të, por ajo, me sjelljen e saj shumë të kulturuar, ta mundëson që fare lirshëm të ulesh e të bisedosh me të në mënyrë të shtruar dhe racionale. Ka një pjekuri politike që pak kush në politikën kosovare e ka. Dhe jo vetëm këtë, por edhe mendim politik të strukturuar e të mbështetur në argumente, të cilat për t’i kundërshtuar të duhet të lodhesh fort.

Mungesa e saj në Kuvendin e Kosovës është edhe një dëshmi më shumë se njerëzit që kanë vlera dhe parime politike e kanë tepër të vështirë të mbijetojnë në procesin e korruptuar elektoral të Kosovës.

Toma bëri keq që u soll në atë mënyrë me të. Ai duhet t’i kërkojë ndjesë publike asaj dhe me këtë gjest të tregojë se nuk do t’i përkas një kulture të debatit publik, e cila në vend të luftës së argumenteve racionale ofron veç fyerje e ofendime dhe në vend të ideve të dobishme për publikun, ofron veç etiketa përçmuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat