Kamberi “trondit” edhe një herë Serbinë, kjo është ftesa e tij për Bërnabiqin

Aktuale

Kamberi “trondit” edhe një herë Serbinë, kjo është ftesa e tij për Bërnabiqin

Nga: A.Zh Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:27
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur keqardhje që kryeministrja Ana Bërnabiq, nuk i është përgjigjur ftesës së tij për ta vizituar Batajnicën.

Kamberi në një postim në Facebook, ka thënë se ftesa e tij mbetet e hapur, përcjell Bota sot.

Ai i ka thënë kryeministres serbe se pas Batajnicës, mund të vazhdojnë me vizitat në shoqatat dhe familjet e të pagjeturve shqiptarë, boshnjakë, serbë e romë.

“Keqardhje që Kryeministrja znj.Ana Bërnabiq nuk iu përgjigj ftesës sime për ta vizituar Batajnicën. Por kurrë s'është vonë. Ftesa mbetet e hapur. Zonja Bërnabiq, pas Batajnicës vazhdojmë në shoqatat dhe familjet e të pagjeturve shqiptarë, boshnjak, serbë, romë etj.”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Kamberi dy ditë më parë mbajti një fjalim të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë, duke përmendur edhe vrasjet e shqiptarëve nga Serbia./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat