Labi assesi nuk i beson koronavirusit, statistikat e të infektuarve i quan gënjeshtra të turpshme

Aktuale

Labi assesi nuk i beson koronavirusit, statistikat e të infektuarve i quan gënjeshtra të turpshme

Nga: A.Morina Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:15
Labinot Tahiri

Në Kosovë, sot u infektuan 418 persona me koronavirus, numri më i madh i infektimeve të regjistruara brenda një dite.

Mirëpo, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri nuk po bindet assesi se koronavirusi ekziston. Tahiri tha se nuk po e dijnë ende se kush i vodhi 2 milionë euro, e po e dijnë se a jemi ne me Covid a jo.

"Rrena të turpshme vetëm me e nënshtru një popull të cilit nuk i dalin në ndihmë dhe me kërcënim për mbyllje totale", shkro Tahiri në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Shifra tê paskta të rasteve që i japin kinse me të semurë, apo infektime ku LABORATORËT PRIVAT nuk japin raportime vet e thanë ata që janë në ministrinë e shëndetsisë!!

Shifra të pasakta që i japin për denime ku i denojnë qytetarët , janë të pa sakta!

Këta nuk po e din për 2 milionë euro se si janë vjedhur dhe akoma janë në hetime e që dihet sakt se si janë vjedhur, e po e dinë se a jam unë apo ti me kovid a jo!!!

RRENA TË TURPSHME VETËM ME E NENSHTURA NJE POPULL TË CILIT NUK I DALIN NË NDIHMË DHE ME KERCNIM ME MBYLLJE TOTALE!

Skllaverimi nuk behet ndryshe!!

QELNI SYTË MIRË SE BILL GATES NUK KUJDESET PËR JETËN DHE SI TË JETOJË FEMIJU JUAJ.

Labi- Kosovë e Shqipêrisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat