Edhe ish-ambasadorja i del në krah Melihate Tërmkollit: Një zonjë e madhe!

Aktuale

Edhe ish-ambasadorja i del në krah Melihate Tërmkollit: Një zonjë e madhe!

Nga: N. H Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:48
Tërmkolli dhe Gashi

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, gazetarja dhe deputetja, Alma Lama, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një reagim lidhur me një përplasje që ndodhi mbrëmë në televizionin publik.

Pas përplasjes me avokatin Tomë Gashi, ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama i ka dhënë mbështetje koleges së saj, Melihate Tërmkollit.

Lama përmes një shkrimi të shkurtër zyrtaren e LDK-së, e ka cilësuar si një zonjë të madhe.

“Melihate Termkolli, një ZONJË E MADHE!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se një përplasje mes ish deputetes së LDK-së Melihate Tërmkolli dhe avokatit Tomë Gashi ka eskaluar në fyerje mes tyre.

Teksa ishin në mediumin publik në një debat televiziv, Tërmkolli e Gashi kanë përdorur gjuhë fyese ndaj njëri tjetrit.

Tërmkolli i është drejtuar avokatit Gashi me fjalën “Çuti”, që në shqip do të thotë hesht.

Ndërsa, pas kësaj, Gashi ka fyer në bazë seksiste ish deputeten Tërmkolli, duke i thënë “zoti Tërmkolli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat