Familja nga Istogu synon ta padisë shtetin pas vdekjes së dyshimtë të familjarit nga Covid-19

Aktuale

Familja nga Istogu synon ta padisë shtetin pas vdekjes së dyshimtë të familjarit nga Covid-19

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Ka gati dy muaj që Ragip Kajtazit nga fshati Syriganë, i Komunës së Istogut, i vdiq motra në moshën 71-vjeçare në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ajo aty kishte qëndruar për nëntë ditë si paciente me Covid-19. Familja e së ndjerës nuk po beson se ajo vdiq nga koronavirusi. Thonë se për këtë rast do ta padisin shtetin. Por, çka po ndodh me vdekjet e dyshimta nga Covid-19 në Kosovë?

Më 9 shtator, Ragip Kajtazi, nga fshati Syriganë në Komunën e Istogut, mori lajmin se motra e tij vdiq në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ishte e hospitalizuar si paciente me COVID-19.

Megjithatë, ai filloi të dyshojë se motra e tij 71-vjeçare kishte vdekur nga virusi, pasi që nuk kishte marrë asnjë dokument zyrtar nga mjekët që vërtetonte se ajo kishte qenë e infektuar.

Në një rrëfim për Express, Kajtazi ka theksuar se nuk beson që motra e tij ka qenë e infektuar me Covid-19.

“Motrës i ka dal testi negativ. Njëherë ka qenë pozitiv, por herën e fundit i ka dal negativ. Ajo ka qenë 71-vjeçare. Ajo 33 vite ka jetu në shpi tek unë. Unë e kam pas në Istog rregullisht. Më 1 shtator e kam drejtu në Pejë, atje nuk kishin mundësi për t’i jap ndihmë asaj. Ma kanë dhanë udhqzimin më 1 shtator për me e çu në Prishtinë. Aty ka qëndrua deri me të 9’in kur edhe ka vdekë. Aty ka ndërruar jetë. Testi i ka dal negativ. Më 11 shtator ne e kemi varrosë. Nëntë ditë ka qëndrua në QKUK”, e shpjegon ngjarjen Kajtazi.

Ai shprehet i bindur se edhe obduksioni i bërë në trupin e 71-vjeçares ka rezultuar se ajo nuk ka qenë e prekur me koronavirus.

“Ajo i ka pas disa komplikime të vogla, por jo edhe aq shqetësuese. Motra ime nuk ka pas virus. Asaj i kanë dhënë injeksione kundër Covidit e që nuk e ka pas virusin edhe ka ardhur deri tek ajo situatë. Unë kam qenë i dyshimtë rreth vdekjes. Autopsia ka dal që ajo nuk e ka pas Covidin”, shprehet vëllai i 71-vjecares tashmë të ndjerë.

Ragip Kajtazi shprehet se e ka në plan që ta padisë shtetin, saktësisht mjekët për këtë rast.

“Në polici kam qenë, kam dhënë deklaratë. Unë do t’i padis mjekët. Ku mbytet njeriu i shënoshë?”, thotë ky person.

E nga Prokuroria e Shtetit kanë hezituar që të përgjigjen rreth këtij rasti dhe të tjerëve, ndonsëse mediumi ka rreth një javë që ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

E rasti i familjes Kajtazi nuk është i pari në Kosovë. Një rast tjetër ka ndodhur gjatë muajit prill.

Pas dyshimeve që patën familjarët e një gruaje 39-vjeçare nga Istogu, që ishte viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovë, kërkuan që t’i bëhej autopsia.

Asnjë nga familjarët e saj nuk kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, andaj me kërkesë të tyre, trupi ishte zhvarrosur për t’iu kryer autopsia.

Rezultatet vërtetuan se ajo nuk kishte qenë e infektuar.

E edhe në fillim të muajit korrik, saktësisht më 5 korrik, disa familjarë ngritën dyshime për vdekjen e të afërmve të tyre që ishin të shtrirë në Klinikën Infektive si pacientë me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat