Kurti tronditet nga tërmeti në Turqi e Greqi: Uroj të nxirren të gjallë ata nën rrënoja

Aktuale

Kurti tronditet nga tërmeti në Turqi e Greqi: Uroj të nxirren të gjallë ata nën rrënoja

Nga: A.Zh Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:52
Albin Kurti

Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për tërmetin në Turqi dhe në Greqi.

Ai ka thënë se është tronditur nga lajmi, duke u shprehur familjeve të viktimave ngushëllime të sinqerta, përcjell Bota sot.

Ish-kryeministri ka uruar që të nxirren të gjallë, ata që gjenden nën rrënoja.

Sipas Kurtit, vetëm solidariteti ndërnjerëzor i del përballë forcës shkatërruese të natyrës.

Reagimi i tij në Facebook:

Tronditës lajmi për tërmetin në Izmir të Turqisë dhe ishujt grek përreth.

Forcës shkatërruese të natyrës i del përballë vetëm solidariteti ndërnjerëzor.

Familjeve të viktimave, u shpreh ngushëllime të sinqerta.

Familjeve të atyre nën rrënoja, uroj t'i nxjerrin të gjallë më të dashurit e tyre.

Vendi ynë solidarizohet me Turqinë e Greqinë, dhe të gjithë ata që janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat