Avokati i Popullit vlerësoi se Qeveria diskriminoi ish-këshilltarin e Kurtit, vjen reagimi i Tomë Gashit

Aktuale

Avokati i Popullit vlerësoi se Qeveria diskriminoi ish-këshilltarin e Kurtit, vjen reagimi i Tomë Gashit

Nga: N. H Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:34
Albin Kurti dhe Tienmu Ma

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vlerësuar se Qeveria ka shkelur të drejtën për të mos u diskriminuar në rastin e ish-këshilltarit të Albin Kurtit sa ishte kryeministër, Tienmu Ma.

Avokati i Popullit po ashtu u ka rekomanduar autoriteteve të Kosovës të rishqyrtojnë çështjen.

Avokati Tomë Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se për këtë çështje shumë herë e kishte ngritur zërin.

Madje, ai thotë se për këtë shpesh herë është akuzuar, pasi është konsideruar si avokat i Vetëvendosje.

Ja shkrimi i tij:

Kur e kam thënë unë me dhjetëra herë se amelikanet po e diskriminojnë amerikanin e Albinit, disa media që haptas janë kundër VETEVENDOSJES, (për arsye që i dinë ata vet) thonin se: unë po e them këtë si avokat i VETEVENDOSJES!

Tani avokati i popullit i kujt po del qe është, unë e di se është i pavarur!

Hajde tash ndonjë kritik për klikime...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat