“Melihate Tërmkolli ka qenë një prej politikaneve më të pëlqyera nga Presidenti historik Ibrahim Rugova”

Aktuale

“Melihate Tërmkolli ka qenë një prej politikaneve më të pëlqyera nga Presidenti historik Ibrahim Rugova”

Nga: H.O. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:55
Arkiv/ Presidenti historik Ibrahim Rugova me ish-deputeten, Melihate Termkolli

Mbrëmë në një emission televiziv avokati Tomë Gashi ka përdorur fjalë ofenduese ndaj veprimtarës së LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Ai iu ka drejtuar me fjalët ‘zotëri’.

Pas këtij debate ka pasur reagime të shumta, si nga zyrtarët politikë, nga institucionet e forumet e grave.

Poashtu një reagim ka ardhur edhe nga një faqe sociale në emër të komunës së Fushë Kosovës. Në këtë reagim thuhet se Tomë Gashi nuk mund ta njollos personalitetin intelektuar të Melihate Tërmkollit. Tutje thuhet se ajo ka qenë një prej politikaneve më të pëlqyera nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

Mbrëmë avokati Tomë Gashi e ka ofenduar rëndë Melihate Tërmkollin bashkëvendësen tonë, duke iu drejtuar me zotëri.

Për dallim nga Tomë Gashi, Melihate Tërmkolli është një patriote e madhe e cila në kohët më të vështira, ka luftuar me dije për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Tomë Gashi kurrë nuk mund ta njollos me ato fyerje një personalitet intelektual si Melihate Tërmkolli.

Përndryshe Melihate Tërmkolli ka qenë një prej politikanëve më të pëlqyera nga Presidenti historik Ibrahim Rugova./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat