Deputeti i VV-së: Qeveria Hoti braktisi të infektuarit, paratë po i çon në asfalt

Aktuale

Deputeti i VV-së: Qeveria Hoti braktisi të infektuarit, paratë po i çon në asfalt

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:56
Gazmend Gjyshinca

Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë duke thënë se nuk i mbajti as premtimet me të cilat erdhi në pushtet.

“Qeveria Hoti që në ditët e para ka premtuar dy gjëra: Menaxhim të mirë të pandemisë dhe rimëkëmbje ekonomike. Por, të analizojmë ku jemi sot. Në 24 orët e fundit më shumë se 400 të infektuar dhe qindra të vdekur gjatë kohës kur LDK ka menaxhuar”.

“Sot kemi parë në vendimin për projektligjin e buxhetit të vitit të ardhshëm është paraparë edhe financimi i autostradës së Dukagjinit. Edhe pse erdhi në pushtet me këto premtime, ajo çka shohim sot është se ka një mungesë totale të vizionit të menaxhimit me pandeminë. Dhe kjo përveç në shifrat e larta të të infektuarve shfaqet edhe në ndarjen e parave për asfalt. Në kohën kur po arrijmë rekordin e të infektuarve, kjo Qeveri ka vendosur t’i braktisë ata dhe të investojë në asfalt”.

Gjyshinca në Info Magazine ka deklaruar se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë alternativë për qeverisje Vetëvendosjen.

“Vetëvendosja alternativën e saj e ka shfaqur më mirë në kohën sa ka qenë në pushtet. Në Qeverinë Kurti ne pamë një menaxhim të mirë të pandemisë dhe është mirënjohur nga institutet më të mëdha të shëndetit në botë. Çdo veprim i Qeverisë Kurti ka pasë bazë shkencore të të vepruarit. Ne nga kjo Qeveri kemi pritur të veprojë njëjtë, por premtimi i tyre ka qenë që “le ta ruajmë ekonominë në emër të shëndetit edhe nëse sakrifikohet shëndeti”. Ku jemi sot? Jemi pa shëndet dhe ekonomi.”.

Ndërkaq, për mbylljen që ishte derisa Kurti menaxhoi me pandeminë, Gjyshinca tha se ky vendim nuk merret nga politikanët, por nga ekspertët shëndetësorë.

Sa i përket mocionit të nisur të Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë Hoti, Gjyshinca tha se i kanë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta nënshkruar atë dhe se tani i mbetet atyre të vendosin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat