Reagon zyrtari i VV-së: Qeveria Hoti u dorëzua para Serbisë

Aktuale

Reagon zyrtari i VV-së: Qeveria Hoti u dorëzua para Serbisë

Nga: A.Morina Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:59

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend.

Rrustemi ia numëroi skandalet e bëra Qeverisë Hoti, siç janë vjedhje e thesarit, falimentimi i telekomit, tenderët e ministrive, etj.

"Vjedhje e thesarit, falimentim të telekomit për interes të Devollëve, tender për ministrin - pronar, borde militantësh nga nëndegët e partisë, jo luftë korrupsionit, por antikorrupsionit, e rekord raste me Covid. Para Serbisë dorëzim pa kushte", tha Rrustemi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Kjo Qeveri në kaq pak muaj me intensitet të pashembullt për ta shtruar përtokë vendin. Vjedhje e thesarit, falimentim të telekomit për interes të Devollëve, tender për ministrin - pronar, borde militantësh nga nëndegët e partisë, jo luftë korrupsionit, por antikorrupsionit, e rekord raste me Covid.

Para Serbisë dorëzim pa kushte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat