“Pas nëntë ditësh që ishte raportuar vjedhja e 2 milionë eurove kanë nisur hetimet”

Aktuale

“Pas nëntë ditësh që ishte raportuar vjedhja e 2 milionë eurove kanë nisur hetimet”

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 20:36
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi në emisionin Exopse thotë se një zyrtar i Ministrisë së Financave e paraqitur rastin e vjedhjes së mbi dy milionëve brenda 24 orëve.

Por sipas tij askush në Ministrinë e Financave nuk e mori seriozisht atë email dhe u është dashur nëntë ditë që të fillojnë hetimet për këtë rast.

Kjo thotë Miftaraj u ka dhënë kohë të mjaftueshme personave të kanë kryer vjedhjen t’i shpërndajnë transaksionet.

Përgjegjësia nuk është vetëm tek shërbimi civil por edhe tek ajo shërbimi politik sepse për 9 ditë një skandal i tillë u mbajt brenda e as nuk u gjurmuan paratë, thotë Miftaraj.

“Informatat e reja që po dalin në ditën që janë trasferuar më shumë se 2 milioën euro një zyrtar në Ministrinë e Financave e ka paraqitur rastin brenda 24 orëve dhe si duket në tërë MF askush nuk e ka marrë seriozisht atë email dhe është dashur nëntë ditë të tjera për të filluar hetimin për këtë rast që do të thotë 9 ditë të tëra zyrtarët e MF i kanë mundësuar lejuar kohë të mjaftueshem personave që kanë kryer këtë vjedhje që ti shpërndajnë transaksionet. Kjo le të kuptohet se kemi të bëjmë me një komplot mirë të organizuar që personat që kanë qenë jashtë që kanë përfituar por edhe ata brenda me mos veprim kanë mundur të kryejnë vepër penale. Me daljen e informatave të reja përgjegjësia përvec në shërbimin civil kalon edhe te ajo politike se për 9 ditë një skandal i tillë të mbahet brenda të mos dalë info e ka bërë që edhe 2 milion të mos gjurmohen apo ngrihen dhe të njejtat të mos shkojnë tek ata të cilët pastaj janë shpërndarë në disa shtete”, deklaroi Miftaraj për Expose.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat