Mini-Shengeni, Hoti ftohet më 10 nëntor

Aktuale

Mini-Shengeni, Hoti ftohet më 10 nëntor

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:01
Avdullah Hoti

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk e ka ftuar Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në takimin “online” të mbajtur me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Megjithatë, Vuçiq po beson se shefi i qeverisë në Prishtinë, të cilit i referohet vetëm me emër dhe jo me pozitë, do të marrë pjesë në takimet e radhës “Mini-Shengen” të nisur nga treshja Vuçiq, Rama dhe Zaev, para një viti në Novi Sad të Serbisë.

Kryetari i Serbisë tha se pjesëmarrjen e Hotit në takimet që vijnë e bazon në nënshkrimin e zotimeve të bëra më 4 shtator në Washington ku Kosova që ishte aq kundër u pajtua të bëhet pjesë e “Mini-Shengenit” e cila është iniciativë ballkanike për lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve në gjashtë vendet që e përbëjnë këtë rajon – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat