Eksperti i sigurisë, Drizan Shala: Shteti duhet të krijojë mekanizëm të ri të sigurisë

Aktuale

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala: Shteti duhet të krijojë mekanizëm të ri të sigurisë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:05
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka qenë pjesë e dokumentarit “Expose”.

Në çështjen e shumëpërfolur të vjedhjes së dy milionëve, Shala ka shpalosur pikëpamjet e tij lidhur me këtë çështje, ku ka shtuar se shteti duhet të krijojë mekanizëm të ri të sigurisë.

“Unë mendoj që shteti i Kosovës duhet të krijojë një mekanizëm të ri të sigurisë, sepse kemi parë që mekanizmat si policia dhe prokuroria janë të politizuara skajshmërisht. Shtetet përreth e kanë një model të tillë, por elaborimi im që të krijojmë një model siç e ka Kroacia, pra të krijohet byroja nacionale e hetimeve, që domeni i veprimtarisë së saj të jenë hetimet kriminale që neve na vijnë nga raporti i progresit se nuk jemi duke luftuar.

Unë kam paraparë të shkrihen dy agjencionet ekzistuese, saktësisht agjencioni për antikorrupsion dhe ai për pasuritë e konfiskuara dhe sekuestruara në kuadër të kësaj byroje dhe të ketë modalitet të bashkëpunimit shumë më të thuktë dhe më të shpejtë”, tha mes tjerash Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat