Eurodeputetja gjermane befason me fjalët që thotë për Vjosa Osmanin

Aktuale

Eurodeputetja gjermane befason me fjalët që thotë për Vjosa Osmanin

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:07
Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka cilësuar Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, si një nga gratë më inspiruese për të në Ballkanin Perëndimor.

Ajo në pohim të tillë e ka bërë në llogarinë e sajën në ‘Twitter’, teksa ka theksuar, siç thotë ajo, luftën për paqe dhe siguri në rajon.

“Cila nga gratë më ka inspiruar mua? Ballkani Perëndimor është përplot me gra inspiruese që luftojnë për paqe dhe siguri në rajon. Një nga to është @VjosaOsmaniMP, Kryetare e Parlamentit të #Kosovës. Ajo nuk di të dorëzohet!”, ka shkruar Von Cramon.

 

Ndërkaq, postimit të saj ajo ia ka bashkangjitur edhe një fotografi përgjatë një takimi të mbajtur mes saj dhe kryeparlamentares Osmani.

Kjo nuk është hera e parë që raportuesja për Kosovën e BE-së i ka dalë në krahë kryetares së Kuvendit. Von Cramon e ka mbështetur deklarimin e Osmanit pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ku kjo e fundit pati përmendur papërgjegjësinë dhe dëmtimin nga rrëzimi i qeverisë, tradhtinë e votuesit të vet nga lidershipi i LDK-së, si dhe në atë se çdo qeveri e re pa mbajtjen e zgjedhjeve të reja do ketë mungesë legjitimiteti.

“Vjosa Osmani ka të drejtë. Pajtohem me të gjitha ato që ka thënë. Është mirë të lexoj se ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës që e dinë se çfarë po bëjnë”, kishte thënë Von Cramon në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat