(E plotësuar) - Më herët u raportua lidhur me arrestimin e një zyrtareje policore e cila dyshohet për tentim vrasje të një qytetari në Prishtinë.
Media mëson se ky tentim vrasje dyshohet të ketë ndodhur para dy vitesh, ndërsa sot janë ndërmarrë veprimet hetimore, ku edhe u arrestua kjo zyrtare.
***
Kushtrim Hodaj, kryeshefi Inspektoratit Policor të Kosovës e ka konfirmuar rastin e tentim vrasjes, që u raportua sonte.
Kryeshefi i IPK-së ka thënë se kanë marrë të gjitha veprime hetimore lidhur me rastin për tentim vrasje ku është e përfshirë një pjesëtare e Policisë së Kosovës dhe janë intervistuar personat e përfshire në këtë rast.
“Sipas autorizimeve të prokurorit i kemi ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, por për momentin nuk mund te jap detaje më shumë për rastin”, ka thënë Hodaj.