Zemaj dhe policia në aksion, ia vënë drynin ‘’Kafeve të vogla’’ në Prishtinë

Aktuale

Zemaj dhe policia në aksion, ia vënë drynin ‘’Kafeve të vogla’’ në Prishtinë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:26
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në këto momente ka mbyllur disa lokale në Prishtinë, bëhet fjalë për “Kafenetë e vogla”. 

Ministria e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit vdiqën katër persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u konfirmuan 418 raste të reja, derisa u shëruan 67 pacientë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat