Ish-ministrja Hajdari godet Hotin, 8 vendime të paligjshme për bordet

Aktuale

Ish-ministrja Hajdari godet Hotin, 8 vendime të paligjshme për bordet

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:35
Rozeta Hajdari

Ish-ministrja Rozeta Hajdari ka goditur kryeministrin Hoti, lidhur me bordet dhe vendimet e paligjshme rreth tyre.

"Nga 9 vendime që kabineti Hoti ka marrë për bordet e ndërmarrjeve publike, 8 prej tyre janë krejtësisht të paligjshme. Dhe ndërsa Qeveria Kurti ndante dhjetëra miliona ndihmë për ndërmarrjet me pakon emergjente, Hoti ka paraparë 1 milion për të 18 ndërmarrjet qendrore. Në ndërkohë, mbipunësimet dhe kontratat e dêmshme, të porositura nga politika, janë rishfaqur, sado të shteruara arkat e ndërmarrjeve tona. Kësaj keq qeverisje dhe këtij mjerimi duhet t'u vijë Fundi!", ka shkruar në reagim Hajdari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat