Analiza e shifrave të Covid-19: Në Kosovë mund të jenë infektuar 355 mijë persona

Aktuale

Analiza e shifrave të Covid-19: Në Kosovë mund të jenë infektuar 355 mijë persona

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Eksperti në Wall Street, matematicienti Bleron Baraliu, ka prezantuar një analizë të frikshme mbi vdekshmërinë dhe përqindjen e infeksionit në Kosovë.

Postimi i plotë:

COVID - vdekshmeria dhe perqindja e infekcionit ne Kosove - analize mbi popullsine dhe prevalencen 

(p.s. Flm Dukagjin Pupovci per tabelen e popullsise)

678 vdekje, 

355K te infektuar, 

0.193% - mestarja e vdekshmerise

Ne linkun e meposhtem gjeni analizen bashke me tabelen e popullsise se Kosoves, IFR (infection fatality rate - % e vdekshmerise) sipas grupmoshave per vendet e botes ne kohortin e Kosoves (bashke me linkun e studimit te konsideruar), dhe perqindjen e nxjerrur te vdekshmerise dhe infekcionit.  Supozimi me i pasigurte eshte ai i semundjeve shoqeruese sipas grupmoshave (nese dikush e din per Ks ju lutem ma percillni ose zevndesojeni vete) - por jam bazuar ne SHBA dhe e kam ulur deri diku per shkak te shendetit me te larte ne Ks (pike per diskutim).  Megjithate edhe mund te nderhyni ne tabele direkt per te verejte ndikimin, ju lutem mos nderhyni ne pjesen e majte.

Ky numer rastesisht po i pershtatet prognozes se lehte qe e bera pardje (rreth 350K te infektuar deri me tani), mirepo per te qene me i sakte do duhej matur edhe efektin e duhanpirjes dhe sistemin e dobet te shendetesise.  Prandaj, une mendoj se 355K eshte numri maksimal i mundshem, dhe IFR mund te sillet deri ne 0.3% qe do te nenkuptonte rreth 226K te infektuar.

Poashtu mundemi edhe te nderhyjme me tabeln e IFR, duke konsideruar ate te vendeve te mesme te ulta, qe do ndryshonte IFR deri ne rreth 0.24% apo 280K te infektuar.

https://drive.google.com/file/d/1Kw2cEe9VeELXKGJaFGrG_E6p8vl3HYic/view?fbclid=IwAR1QFkT65h8P1rlQOnQBClBa_GEIUMRHbcLc1KkWsZiN4-R-wEU_bSCLRrs

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat