Zbardhen shkresat e kontestit me Z-Mobile/ Vendimet e gjyqësorit rëndojnë mbi 3300 punëtorë të PTK-së

Aktuale

Zbardhen shkresat e kontestit me Z-Mobile/ Vendimet e gjyqësorit rëndojnë mbi 3300 punëtorë të PTK-së

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:55
PTK

Janë zbardhur disa shkresa të kontestit me z-Mobile të cilat rëndojnë mbi 3300 punëtorë të PTK-së.

Ato i ka publikuar juristi Getoar Mjeku.

Postimi i plotë:

Disa javë para se t’i bllokoheshin e t’i zbrazeshin llogaritë Telekomit të Kosovës, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e Sindikatës (FSP-PTK) lidhur me masën e sigurimit që kishte kërku ndaj Z Mobiles. Ne besojmë se gjykata ka gabu, duke i pamundësu Sindikatës të realizojë të drejtën e saj.

Gjatë verës së sivjetme, Sindikata ka ngritë padi për të vërtetu se kontrata mes Telekomit e Z Mobiles është juridikisht e pavlefshme. Njëherësh ka kërku masa sigurimi për ta parandalu falimentimin e ndërmarrjes nga përmbarimi i borxheve, tjetërsimin dhe fshehjen e pasurisë së Z Mobiles dhe përtëritjen e kontratës që ka skadu në korrik 2019.

Përkundër provave bindëse, as shkalla e parë e as e dyta nuk pati guximin me miratu kërkesën e drejtë të punëtorëve. Gjykata ka zbatu gabimisht rregullat ligjore për masat siguruese, ka dhënë justifikime që s’kanë lidhje me faktet e ligjin e zbatueshëm, ka shpërfillë provat dhe argumentet ma të fuqishme, dhe nuk ka trajtu të gjitha pretendimet e parashtruesit. Kështu i ka mohu Sindikatës të drejtën themelore të gjykimin të drejtë, të mbrojtur me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Pasojat e vendimeve gjyqësore tani po rëndojnë mbi 3 mijë e 300 punëtorët e Postës dhe Telekomit, anëtarë të Sindikatës. Po rrezikohet njëherësh i gjithë sektori i telekomunikimeve, që ka rëndësi jetike për sigurinë shtetërore të Kosovës.

Vendimet kanë të bëjnë vetëm me masën siguruese. Shqyrtimi i padisë nuk ka nisë ende.

Si bashkëpërfaqësues i autorizuar i Sindikatës, për hir të opinionit publik, po nxjerr këtu shkresat e lëndës nga kontesti me Z Mobilen:

— Padi dhe kërkesë për masa sigurimi, 17.7.2020: bit.ly/2HOa0Mm
— Parashtresë-urgjencë e Sindikatës, 20.7.2020: bit.ly/2HOa52C
— Përgjigje e Z Mobiles, 5.8.2020 (dorëzu 10.8): bit.ly/34Ehbjg
— Parashtresë e Sindikatës, 10.8.2020: bit.ly/2HFrZoJ
— Aktvendim i Gjykatës Themelore, 10.8.2020 (dorëzu 19.8): bit.ly/3mDut5C
— Ankesë e Sindikatës, 25.8.2020: bit.ly/31YvxsT
— Përgjigje në ankesë e Z Mobiles, 8.9.2020: bit.ly/37T1sPm
— Aktvendim i Gjykatës së Apelit, 2.10.2020 (dorëzu 15.10): bit.ly/3mw9Qs2

Lënda ndodhet në Gjykatën Themelore të Prishtinës me numër EK 316/20. Ky rast dallon nga procedurat kontestimore dhe përmbarimore mes Telekomit dhe Z Mobiles. #mbrojevalën

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat