Mehmeti së bashku me Zemajn, po i përcjellin nga afër njësitet policore dhe inspektorët

Aktuale

Mehmeti së bashku me Zemajn, po i përcjellin nga afër njësitet policore dhe inspektorët

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 23:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Ferizaj, në orët e mbrëmjes u. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj, dolën për ti përcjellë nga afër zyrtarët policorë dhe inspektorët sanitarë, të cilët sipas detyrës zyrtare po realizonin veprimet e përbashkëta në ndërmarrjen e masave ndaj pandemisë COVID-19.

Ministri Zemaj dhe u. d. Mehmeti, qëndruan për disa orë së bashku me zyrtarët policorë dhe inspektorët, të cilët me përkushtim kryenin detyrat e caktuara, përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj mos zbatuesve të masave ndaj pandemisë.

Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të përhapjes së pandemisë, Ministri Zemaj dhe u. d. drejtori Mehmeti kërkuan që të vazhdohet me ndërmarrjen e masave të menjëhershme ndaj të gjithë shkelësve të vendimeve dhe masave që lidhen me COVID-19, ç'do herë duke u bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Njëkohësisht Policia e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë dhe njëherit zbatojnë vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, sepse vetëm duke zbatuar masat e parapara mund të ndikohet në parandalimin e përhapjes së pandemisë, e që është në interes të shëndetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat