Gashi: Testimi serologjik vërtetoi imunitet më të madh te qytetarët se që kemi pritur

Aktuale

Gashi: Testimi serologjik vërtetoi imunitet më të madh te qytetarët se që kemi pritur

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 00:23
Bujar Gashi

Rezultatet e hulumtimit të testimit serologjik, iniciativë që ka ndërmarr komuna ne Prishtinës, do të dalin së shpejti. Do të jenë preliminare dhe me to do të shihet prevalenca, ka thënë Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës në një intervistë në Interaktiv.

Ai ka thënë se nga 21 korriku kur ka nisur testimi serologjik, janë kryer rreth 12 mijë teste dhe sipas tij, nga ajo që ka rezultuar, shihet një imunitet më i mirë te qytetarët se që është menduar.

“Do të dalim me rezultate preliminare shumë shpejt, është grupi punues që po i kryen. Në fund të nëntorit do të nisin hulumtimin e tretë, me 3.000 qytetarë, për ata që nuk dihet a e kanë pasur apo jo koronavirusin. Do të shihet prevalenca. Deri më tash janë bërë 12 mijë testime, 6.000 qytetarë janë testuar dhe shihet një imunitet i krijuar, shumë më i madh se që kemi menduar”, ka thënë Gashi.

Testet serologjike shërbejnë kryesisht për hulumtime dhe matje të imunitetit të masës dhe ky është edhe qëllimi i Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat