Kjo është procedura e plotë se si testohet një mostër për COVID-19 në laboratorin e IKSHPK-së

Aktuale

Kjo është procedura e plotë se si testohet një mostër për COVID-19 në laboratorin e IKSHPK-së

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Donjeta Pllana, mikrobiologe në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, ka treguar gjithë procedurën se si bëhet testimi i një mostre për COVID-19.

Ajo tha se në javët e fundit numri i mostrave që po iu dërgohet është rritur goxha krahasuar me javët e kaluara.

“Mostrat merren në pjesën para IKSHPK-së, në shatorr, meqë është paramenduar një vend për të mbrojtur pacientët tjerë që sjellin mostra në këtë institucion. Mostrat kur sjellën në laborator kanë me vete një letër përcjellëse ku është i shkruar emri dhe mbiemri i pacientit”.

Ajo tregoi për vështirësitë që u i patën në fillim të pandemisë kur në staf ishin shumë më pak.

“Në fillim kemi qenë tre biologë, një teknik dhe një vullnetar. Pastaj, jemi shtuar në gjashtë dhe tash jemi me punëtorë shtesë 32. Jemi të angazhuar me dy ndërrime që të prodhojmë sa më shumë rezultate. Dy ekipet përbëhen nga 16 dhe secili ka mikrobiologë dhe teknikë të tjerë që e bëjnë punën ndihmëse. Organizohemi në mënyrë që të gjenerojmë sa më shumë rezultate”.

Meqë, mostrat janë rritur, Pllana tha se tani brenda 24 orëve mund të testojnë rreth 1000 mostra.

Ndërkaq, pati edhe një ankesë që tha se po iu pengon shumë në punën që po e bëjnë.

“Presioni që rezultatet të dalin sa më shpejt është tepër i madh, si nga doktorët, si nga qytetarët. Kemi presion të jashtëzakonshëm, por ata duhet të dinë se na duhet kohë për të dhënë rezultate të sakta”.

Për më shumë shikoni nga afër ambientët e laboratorit ku kryhen testimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat