Besnik Berisha zbulon ‘mashtrimin’ e Qeverisë, ja kur mbahen zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

Besnik Berisha zbulon ‘mashtrimin’ e Qeverisë, ja kur mbahen zgjedhjet në Kosovë

Nga: P.R Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:10
Besnik Berisha

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në mbledhjen e djeshme të Qeverisë ka konfirmuar se ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2021.

“Një projekt të cilin e kemi kontraktuar më herët por duhet fonde shtesë për të finalizuar është ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, Istog-Pejë- Deçan-Gjakovë”, ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Por sipas avokatit, Besnik Berisha, ky është edhe një premtim në letër, pasi sipas tij, Autostrada e Dukagjinit do të mbetet një megapremtim për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Kosovë.

“Keto 1 miliard eurot e bera "njet" per asfalt, mos t'iu dhimbsen shume se vec premtim ne leter eshte. Madje i tille do mbetet edhe nje kohe relativisht te gjate. E para, ne s'kemi ku me i marre ato mjete dhe e dyta, ata qe kane kushtezuar per kete premtim, gjate rruges besoj fuqishem se do ndrrojne mendim. Autostrada e Dukagjinit do jete vetem nje megapremtim elektoral ne zgjedhjet e vitit qe po vjen, por asesi nje realitet per te cilin ne si zakonisht do paguajme ryshfet!”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat