“Ky është qëllimi i Serbisë”, reagon ashpër Isa Mustafa: Dialogu po e humb kuptimin – ka disa fjalë edhe për Shaip Kamberin

Aktuale

“Ky është qëllimi i Serbisë”, reagon ashpër Isa Mustafa: Dialogu po e humb kuptimin – ka disa fjalë edhe për Shaip Kamberin

Nga: N. H Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:37
Isa Mustafa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një reagimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të BE-së.

Mustafa konsideron se sjellja e Serbisë nga njëra anë, dhe sjellja e BE-së nga ana tjetër, po bëjnë që dialogut t’i humb kuptimi, pasi sipas tij, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj.

Kreu i LDK-së, ndalet edhe tek fajlimi i deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, për të cilin thotë se Kosova e vlerësoi, dhe se ky i fundit e tha të vërtetën.

“Kosova e vlerësoi fjalimin e një deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Ai e tha të vërtetën! Por ne dëgjuam edhe betimin e çdo ministri serb, tjerë përveç serbëve nuk ka në “demokracinë serbe” se “do të jem i përkushtuar ruajtjes së Kosovës e Metohisë brenda Republikës së Serbisë”. Shtrohet pyetja si konvergjon dialogu për marrëveshje gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke me këtë zotim të qeverise serbe! A mundet BE të jap shpjegimin e saj?”, shkruan Mustafa në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Qytetarë të nderuar,

Me sjelljet e Sebisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj.

Kosova e vlerësoi fjalimin e një deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Ai e tha të vërtetën!

Por ne dëgjuam edhe betimin e çdo ministri serb, tjerë përveç serbëve nuk ka në “demokracinë serbe” se “do të jem i përkushtuar ruajtjes së Kosovës e Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.

Shtrohet pyetja si konvergjon dialogu për marrëveshje gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke me këtë zotim të qeverise serbe! A mundet BE të jap shpjegimin e saj?

Kosova është treguar konstruktive karshi dialogut dhe angazhimit të BE-së dhe SHBA-së për këtë proces. Edhe Kryeministri Hoti po tregon përkushtim shumë konstruktiv.

Por ky përkushtim i yni, kam përshtypje se nuk po vlerësohet nga BE. Bile ka tendenca të hapen disa tema që janë të njëjtat me ato që janë diskutuar në procesin e Vjenës. Ndërkaq, Kosova e ka shpallur pavarësinë me mbylljen e atyre temave në “Pakon e Ahtisarit” .

Kundërshtimi i vendeve të caktuara të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarë e vendit tonë, edhepse janë përmbushur të gjitha kriteret, më shumë flet për një qëndrim paragjykues të tyre, sesa për parime. Ne kemi dëshirë të besojmë se vendet e tilla ia duan të mirën Kosovës. Por kjo ide nuk pasqyrohet përmes politikave të izolimit të qytetarëve të një vendi. Politikat e izolimit nuk përkojnë me demokracinë dhe kulturën evropiane. Ndërkaq ne nuk heqim dorë nga të qenurit evropian, me territor, me arsim, me kulturë e me ekonomi. As vizat dhe as Serbia nuk na ndalin në këtë rrugë. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat