Këta janë dy personat që vdiqën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kllokot-Viti

Aktuale

Këta janë dy personat që vdiqën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kllokot-Viti

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 11:47
Taulant dhe Valon Ramadani

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën Kllokot-Viti. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur Taulant dhe Valon Ramadani nga fshati Smirë e Vitisë. Njëri 32-vjeçar dhe tjetri 35-vjeçar, derisa në gjendje të rëndë është edhe një person tjetër, i cili është dërguar në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur një veturë në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës. Me këtë rast lëndime vdekjepruese pëson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjerët dërgohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa pasagjeri i tretë (1981) dergohet në QKUK-Prishtinë në gjendje të rëndë”, ka thënë Hashani.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe me urdhër të tij trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat