LAJMI I FUNDIT: Qeveria vendos masa të reja anti-covid

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Qeveria vendos masa të reja anti-covid

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:21

(E plotësuar) - Rritja e rasteve me Covid-19 në vend, ka bërë që të ashpërsohet masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë sot ndaloi aktivitetin e gastronomisë dhe qendrave tregtare pas orës 21:00 deri më 05:00. Ndërkohë, nuk u kufizua lëvizja e gjithë qytetarëve, por vetëm atyre mbi moshën 65 vjeçar.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19, u vendos se ligjëratat në universitete publike e private të jetë vetëm online, derisa shtuan kontrollet mjekësore edhe në kalimet kufitare.

Pas mbledhjes së këtij komiteti, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një konference për medie, tha se këtë periudhë sektori i shëndetësisë dhe sigurisë do të punojnë me kapacitete të plota.

Zemaj: Institucionet që do të punojnë me kapacitete të plota janë shëndetësia dhe siguria

“Është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në nivel qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private. Institucionet që do të punojnë me kapacitete të plota është shëndetësia dhe siguria. Institucioneve publike dhe private iu ndalohen organizime ku ka grumbullim të njerëzve. Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçar lirohen nga paraqitja në punë, angazhimi tyre kalon online. Personat mbi moshën 65 vjeçar iu lejohet të dalin jashtë shtëpisë nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe prej orës 16:00 deri në 19:00 jashtë këtij orari vetëm për nevoja shëndetësore. Ligjëratat në të gjitha Universitetet private dhe publike do të zhvillohen vetëm online, provimet dhe praktikat mbahen në prani fizike duke respektuar rekomandimet. Qendrave tregtare iu ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimet e gastronomisë iu ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç shërbimeve merr me vete”, ka thënë Zemaj.

Shtim të kontrollit do të ketë edhe në kalimet kufitare, derisa, sipas Zemajt, qytetarët e infektuar me koronavirus, duhet të mbikëqyren nga autoritetet në një periudhë prej dy javësh.

Zemaj: Personat e infektuar duhet t’i vënë në mbikëqyrje deri në dy javë

“Është në diskutim që ekipet mjekësore të QKMF-ve me mbështetjen e Policisë së Kosovës a do të duhet të bëjnë kontroll të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar. Pra atyre pikave që janë më të frekuentuara. Shtabet komunale për parandalimin e epidemisë, drejtoria për shëndetësi dhe QKMF-të, personat e infektuar duhet t’i vënë në mbikëqyrje deri në dy javë. Konviktet dhe mensa e studentëve do të punojnë vetëm duke respektuar rekomandimet e IKShPK-së. Institucionet publike e private kanë për detyrë të zbatojnë masat e përcaktuara për mbrojtje nga covid-19. Për të gjithë shkelësit e këtyre masave organet kompetente obligohen të shqiptojnë masa ndëshkimore në bazë të ligjit”, ka thënë Zemaj.

Zemaj njoftoi se vendimi për masat e reja do ta nënshkruajë të shtunën dhe vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi.

Zemaj: Vendimi do të hyjë në fuqi besoj gjatë ditës së sotme

“Do të shohim eventualisht nëse ka nevojë dhe arsye për arsimin e mesëm të lartë, për kufizim të orarit. Sa i përket kufizimit të lëvizjes shpresojmë në përgjithësinë e çdo individi, që do të reduktojnë edhe lëvizjen e pa nevojshëm por edhe grumbullimet në gastronomi që janë paraparë si shpërndarës të infeksionit. Vendimi do të hyj në fuqi me nënshkrimin e ministrit të shëndetësisë besoj gjatë ditës së sotme, do ta keni edhe njoftimin zyrtarë por pretendojmë që nesër te jemi të gatshëm”, ka thënë ai.

***

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga COVID-19.

Ministri Zemaj deklaroi se këto masa do të hyjnë në fuqi nga dita e nënshkrimit të ministrit të Shëndetësisë dhe se gjatë ditës së sotme të jepet njoftimi zyrtar, ndërsa nga nesër masat pritet të jenë të gatshme.

Ai ka thënë se këto masa do të analizohen brenda 2 javëve dhe do të rishikohen.

Ndryshe, dje u shënuan 418 raste të reja në vend.

***

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e  pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga COVID-19.

Zemaj ka treguar se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gjithashtu edhe gastronomisë i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përveç shërbimit “merr me vete”

“Qendrat tregtare do t’iu ndalohet veprimtaria nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Gastronomia: 21 deri në orën 5, përveç shërbimit të take away”, ka thënë Zemaj.

Ai gjithashtu ka treguar se institucionet publike dhe private do të duhet që të reduktojnë stafin. Në këtë kufizim të stafit nuk përfshihen institucionet e sigurisë dhe shëndetësia.

“Është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në nivel qendror, në institucionet publike dhe private.  Shëndetësia dhe Siguria do të vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë Zemaj.

“Ligjëratat të zhvillohen vetëm online nëpër universitete”, ka shtuar tutje.

 Ai ka thënë se këto masa do të analizohen brenda 2 jave dhe do të rishikohen.

***

Qeveria e Kosovë ka vendosur masa të reja parandaluese të COVID-19, pas rritjes së rasteve pozitive.

Këto masa i ka bërë të ditur i pari i MSH-së, Armend Zemaj, derisa ka theksuar se masat e reja janë të vendosura nga të gjitha institucionet shëndetësore.

“Për ta ndalur hovin rritjen e infeksionit, MSH-në, komitetin dhe IKSHPK-në na obligon të marrim masa të reja. Masat që janë propozuar që të reduktohen stafet në institucionet publike. Ligjëratat në Univeristete të mbahen vetëm online. Në qendra tregtare ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00, ndalohet puna e gastronomisë nga ora 21:00 deri në ora 05”, tha Zemaj.

Konferenca pas takimit të komitetit për Covid-19, priten masa të reja (Drejtpërdrejt)

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 mban sot takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat