Kufizimi i lëvizjes varet nga qytetarët, Zemaj nuk e përjashton si masë

Aktuale

Kufizimi i lëvizjes varet nga qytetarët, Zemaj nuk e përjashton si masë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:56
Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë të mbajtur sot për media bëri të ditura masat e reja që janë marrë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19.

Zemaj tha se për personat mbi 65 vjeç do të ketë kufizim të lëvizjes, por jo edhe për qytetarët tjerë.

Ai tha se shpreson në përgjegjësinë e çdo individi, që ata vetë do të reduktojnë lëvizjet e panevojshme.

Zemaj ka thënë se masat e marra sot do të analizohen brenda 2 jave dhe do të rishikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat