Masat e reja anti-covid, kthehet orari i vjetër për kafiteritë dhe qendrat tregtare

Aktuale

Masat e reja anti-covid, kthehet orari i vjetër për kafiteritë dhe qendrat tregtare

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka prezantuar sot masat e reja anti-covid.

Zemaj, në një konferencë për medie, ka treguar se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gjithashtu edhe gastronomisë i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përveç shërbimit “merr me vete”

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, personat mbi moshë 65-vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06-10. Ligjëratat do të mbahen online, provimet dhe puna praktike mbahet në prani fizike duke respektuar rekomandimet. Të gjitha qendrat tregtare do të ndalohet veprimtaria nga ora 21:00, të gjitha kafiteritë dhe objektet e gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00 – 05:00. Do të ndërmerren masa të rrepta për parandalimin e pandemisë brenda institucioneve. Është në diskutim që ekipet mjekësore të QKMF-ve duhet të bëjnë kontroll në pikat e kalimit kufitar. Shtabet komunale do të mobilizohen”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat