Prej kur vlejnë masat e reja? Tregon Zemaj

Aktuale

Prej kur vlejnë masat e reja? Tregon Zemaj

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:11
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga COVID-19.

Ministri Zemaj deklaroi se këto masa do të hyjnë në fuqi nga dita e nënshkrimit të ministrit të Shëndetësisë dhe se gjatë ditës së sotme të jepet njoftimi zyrtar, ndërsa nga nesër masat pritet të jenë të gatshme.

Ai ka thënë se këto masa do të analizohen brenda 2 jave dhe do të rishikohen.

Ndryshe, dje u shënuan 418 raste të reja në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat