Masat e reja, lajmërohet përsëri Armend Zemaj – ja çfarë thotë tani

Aktuale

Masat e reja, lajmërohet përsëri Armend Zemaj – ja çfarë thotë tani

Nga: N. H Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:18
Armend Zemaj

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 ka përfunduar takimin në lidhje me situatën epidemiologjike në vend, ku vendime të reja janë marrë nga zyrtarët e shtetit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se lakorja e shtrirjes së infeksionit nuk është ashtu siç e dëshirojmë, andaj për ta ndalur më tej hovin e rasteve të infeksionit, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, po veprojnë bashkë dhe po sjellin vendime konform situatës, për ruajtjen e shëndetit publik dhe shëndetin e secilit qytetar.

Zemaj thotë se shtimi i rasteve ka bërë që të veprojnë menjëherë, me masa të reja.

Ja shkrimi i tij:

Të nderuar qytetarë,

Lakorja e shtrirjes së infeksionit nuk është ashtu siç e dëshirojmë.

Andaj për ta ndalur më tej hovin e rasteve të infeksionit, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, veprojnë bashkë dhe sjellin vendime konform situatës, për ruajtjen e shëndetit publik dhe shëndetin e secilit qytetar.

Rastet e reja, na detyrojnë të veprojmë menjëherë, me masa të reja.

Të nderuar qytetarë,
Kemi parë që javën e fundit janë rritur testimet, gjë që ishte e domosdoshme. Ishte kërkesë që duhej plotësuar, më shumë testime, për aq sa kemi mundësi dhe sipas rastit.
Kjo situatë ka prekur tërë vendin tonë. Secili është pjesë e situatës.

Si djalë i dy prindërve të shtyrë në moshë, si bashkëshort dhe si baba i tre fëmijëve, si Ministër i Shëndetësisë dhe qytetar i Republikës së Kosovës,

Ju bëj sërish thirrje të gjithëve pa dallim, për solidaritet dhe bashkëpunim, sepse askush nuk është i tepërt në luftën kundër Covid-19.

Të gjithë bashkë të ngritim përgjegjësinë dhe ndërgjegjësimin për zbatimin e masave anti covid, të zbatojmë vendimet dhe ligjin në fuqi.

Qytetarët tanë nuk e meritojnë mbylljen që dëmton të gjitha fushat e jetës. Pakica nuk guxon ta dëmtojë shumicën me pakujdesi.

Policia, inspektoratet dhe secili institucion duhet të bëj punën e vet. Asnjë organ i drejtësisë me ligjin e ri nuk ka më hapësirë për të kërkuar arsye amnistimi që shkel vendimet. Kemi mandat e detyrim për ta zbatuar ligjin e miratuar për pandenimë në Kuvend.

T’i ndihmojmë vetes, të ndihmojmë njëri-tjetrin, kështu ndihmojmë sistemin e shëndetësor i cili gjendet në ballë të detyrës dhe përgjegjësive për 8 muaj, pa pushim, Policinë e Kosovës, FSK-në, shtabet emergjente, Taskë Forcën dhe të gjithë akterët tjerë që ligji i ka ngarkuar me përgjegjësi, në menaxhim të Pandemisë.

Kështu ndihmojmë ekonominë familjare dhe shtetin e Kosovës.

Bashkë ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat