Masat e reja, vjen reagimi i parë ndaj Zemajt

Aktuale

Masat e reja, vjen reagimi i parë ndaj Zemajt

Nga: A.M. Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:22
Armend Zemaj

Njohësi i çështjeve politik, Faton Mehmeti, ka reaguar pas masave të reja kundër Covid19.

Ai në postimin në Facebook, ka shkruar se këto masa nuk e parandalojnë Covid19, duke shtuar se veçse do ta rrisin numrin e të infektuarve.

“Me këto masa nga një ministër jurist, nuk pritet diçka më mirë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Masat e ndërmarra nga qeveria sot nuk e parandalojnë covidin, kufizimi i punës në gastronomi dhe qendrat tregtare nuk janë zgjidhje; për më tepër ato e shtojnë përhapjen. Për shkak të kufizimit te orarit njerëzit do grumbullohen në kohën e lejuar, do të ketë grumbull më të madh të njerëzve, duke rritur infektimin. Pastaj universitete kalojnë online, shkollat e mesme jo.. pa asnjë logjike.

Me këto masa nga një ministër jurist, nuk pritet diçka më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat