Telekomi: Dështimi i jonë do të thotë dështim i shtetit

Aktuale

Telekomi: Dështimi i jonë do të thotë dështim i shtetit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:40
Telekomi

Telekomi i Kosovës ka ftuar edhe njëherë për reagim të menjëhershëm qeverinë e vendit dhe gjithë partitë politike në mënyrë që parandalojnë dështimin e vet shtetit tonë përmes dështimit të korporatës, pasi Telekomi i Kosovës është vet shteti i Kosovës dhe dështimi ynë do të thotë dështim i vet shtetit.

Kështu thuhet në një komunikatë të Telekomit, ku sqarohet se në javët e fundit ka pasur takime intenzive mes qeverisë si aksionar të vetëm, bordit, menaxhmentit dhe përfaqësuesve të Dardafon për arritjen e marrëveshjes për shlyrjen e borxhit dhe mos bllokim të llogarive.

“Javën e fundit ka pasur edhe marrëveshje gojore dhe fillim të procedurave për përpilim dhe nënshkrim të marrëveshjes ku në këto takime kanë qenë pjesë kryeministri, Ministri i Ekonomisë dhe Ambinetit dhe përfaqësues të Dardafon. Por në vend se të nënshkruhet marrëveshja, Dardafon fillimisht bllokoj llogaritë e me pas edhe zbrazi ato duke lënë kështu pa paga 2300 punëtor dhe rrezikuar në tërësi gjitha shërbimet që ofron Telekomi. Me veprim e djeshëm është provokuar skajshmërisht dështimi i gjithë aparatit shtetror ngase të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare në vend janë të lidhura me shërbimet tona dhe rënia e këtyre shërbimeve do të thotë renie e gjithë këtye makanizmave. Në këtë kohë pandemie në vend se Telekomi të përkrahet ai u godit fort dhe u la pa mbrotje institucionale që në guxon as të paramendohet një gjë e tillë. Detyre e Telekomit është që ta menaxhoj ndërmarrjen me politika të shendosha duke rritur vlerën në vazhdimësi përmes veprimeve të duhura menaxheriale ndërsa detyrë e Qeverisë në cilësinë e aksionerit është të mbështesë Telekomin dhe të gjejë zgjidhje përmes financimit të projekteve dhe planeve konkrete për të dal nga kriza”, thuhet nw komunikatwn e Telekomit.

Bordi dhe menaxhmenti ka më shumë se tre muaj që kanë dorëzuar në qeveri Planin Emergjent për Rimëkëmbjen e Telekomit dhe janë në pritje të hapave konkret për ta filluar zbatimi e këtij plani, ndërsa që veprimi i djeshëm ka paralizuar në tërësi gjithcka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat