Reagon përsëri Gani Geci pas “konfliktit” të mbrëmshëm me Policinë, kjo është kërkesa e tij!

Aktuale

Reagon përsëri Gani Geci pas “konfliktit” të mbrëmshëm me Policinë, kjo është kërkesa e tij!

Nga: N.Sh Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:55
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, gjatë natës së mbrëmshme derisa ishte duke pirë kafe në një kafiteri në Prishtinë, ka pasur një “konflikt” të vogël me ta.

Policia e Kosovës kishte shkuar në kafiteri dhe i kishte larguar qytetarët nga lokalet, derisa Geci ishte brenda duke pirë kafe.

Geci ka kërkuar nga Policia të kenë ndonjë vendim për veprimin e tyre, por një gjë të tillë ata nuk kanë pasur.

Mirëpo, Geci pastaj e kishte liruar kafiterinë pasi e kishte kuptuar se aksioni i Policisë ishte për shkak të parandalimit me pandeminë dhe jo për ndonjë gjë tjetër.

Edhe sot Geci ka reaguar, pas masave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë.

Geci thotë se mbrëmë Policia nuk ka pasur të drejt që ta largojnë nga lokali pasi deri në orën 23:30 kanë pasur të drejt lokalët që të punojnë, ndërsa tash me masat e reja lokalet do të mbyllën në ora 21:00.

Geci kërkon nga institucionet e Kosovës që njëherë të marrin masat me vendime pastaj të kërkojnë zbatimin e tyre.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë nga konferenca e sotme ministrit të Shëndetësisë shihet qartë se mbrëmë kur policia ka ardhur te tavolina ime nuk kanë pasur të drejtë të na largojnë nga lokali, sepse masat e vjetra për gastronomi dhe kafiteri deri në vendimin e ri të Qeverisë kanë qenë ato deri në orën 23 e 30, ndërsa kur ata kanë ardhur te tavolina ime ora ishte 21e 55, ndërsa nga sot si duket do të hyjnë në fuqi masat e reja që kufizojnë punën në gastronomi e kafiteri nga ora 21 dhe këto masa hyjnë në fuqi nga nënshkrimi i vendimit të ministrisë sê shëndetësisë konformë ligjit për parandalimin e pandemisë kovid 19 .

Kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës qe së pari ti vënë masat me vendime pastaj të kërkojnë zbatimin e tyre dhe jo e kundërta.

Veprimet pa vendime bien ndesh me aktgjykimet e më hershme të gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat