Sejdiu: Numrat sot për Covid kanë edhe lajme të mira

Aktuale

Sejdiu: Numrat sot për Covid kanë edhe lajme të mira

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:11
Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, e ka parë si pozitiv rritjen e numrit të rasteve, pasi që, sipas tij, “më në fund numri i testimeve çdo ditë po rritet”.

“Këta numra sot për COVID kanë edhe lajme të mira, jo për faktin që ka shumë raste, por për faktin që më në fund numri i testimeve çdo ditë po rritet!”, kështu ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Ai, tutje iu ka bërë thirrje qytetarëve për vendosje të maskës dhe mbajtje të distancës.

“Vendosja e maskes, mbajtja e distances, dhe higjiena se bashku me respektimin e vendimeve na ndihmojn që ta kalojm me më pak pasoja valën e rradhes dhe dimrin që po vjen!

“Vendosja e maskes, mbajtja e distances, dhe higjiena se bashku me respektimin e vendimeve na ndihmojn që ta kalojm me më pak pasoja valën e rradhes dhe dimrin që po vjen!”, ka shtuar tutje ai.

Kosova sot ka njoftuar sot se nga 1,750 mostra të marra, janë paraqitur 514 raste me koronavirus përbrenda 24-orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat