Arratiset nga burgu i dënuari për masakrën e Tërnjes, Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëron Serbinë

Aktuale

Arratiset nga burgu i dënuari për masakrën e Tërnjes, Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëron Serbinë

Nga: A.Morina Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:38
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporë së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj Serbisë, duke thënë se normalizmi i marrdhënieve me shtetin serb është shumë larg.

Ky reagim erdhi pasi një i dënuar serb për masakrën e Tërnjes në Kosovë, Rajko Kozllina u arratis nga burgu.

"Arratisja e të dënuarit serb për masakrën e Tërnjes në Kosovë, kriminelit Rajko Kozllina, për të cilin mediet raportojnë se është larguar nga Serbia për ta shmangur vuajtjen e dënimit, shpërfaqë mungesën e thellë të seriozitetit të Serbisë për t’u marrë me të kaluarën e rëndë kriminale, për të pranuar përgjegjësinë, dhe për t’i dënuar kriminelët gjenocidal të luftës në Kosovë", shkroi ministrja e Punëve të Jashtme, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

NORMALIZIMI I MARRËDHËNIEVE ËSHTË LARG, PËRDERISA SERBIA MOHON TË VËRTETËN!

Arratisja e të dënuarit serb për masakrën e Tërnjes në Kosovë, kriminelit Rajko Kozllina, për të cilin mediet raportojnë se është larguar nga Serbia për ta shmangur vuajtjen e dënimit, shpërfaqë mungesën e thellë të seriozitetit të Serbisë për t’u marrë me të kaluarën e rëndë kriminale, për të pranuar përgjegjësinë, dhe për t’i dënuar kriminelët gjenocidal të luftës në Kosovë.

E gjithë kjo lidhet me fushatën aktuale të Serbisë kundër Kosovës, ku liderët institucionalë që vijnë nga radhët e Millosheviqit me ngulm përpiqen t’i mohojnë krimet gjenocidale të kryera në Kosovë, duke kërcënuar paturpshëm edhe serbët që japin informacion për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi!

Serbia duhet t’i hapë arkivat autentike të ushtrisë, policisë, e paramilitarëve të saj, në mënyrë që drejtësia të veprojë saktë dhe drejtë për agresionin e krimet ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat