Ragip Begaj del pozitiv me COVID-19

Aktuale

Ragip Begaj del pozitiv me COVID-19

Nga: N. H Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:14
Ragip Begaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai në një postim në Facebook.

Ja njoftimi:

Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim.

I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve. Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku.

Gjendjen e kam stabile dhe do të qëndroj në shtëpi në vetizolim. Pavarësisht kësaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar. Ragip Begaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat