LAJMI I FUNDIT: Vdes personi i tretë me origjinë nga Kosova nga tërmeti në Turqi

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Vdes personi i tretë me origjinë nga Kosova nga tërmeti në Turqi

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:20
Pamje nga tërmeti në Turqi

(E plotësuar) - Konfirmohet edhe viktima e tretë me origjinë nga Kosova nga tërmeti në Turqi.

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli konfirmon lajmin për Abc News.

Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç.

Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.

Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri.

***

Nga tërmeti shkatërrues i cili goditi brigjet turke në veri të ishujve grek Samos, ka pësuar edhe dy viktima me origjinë nga Kosova.

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli ka konfirmuar se bëhet fjalë për dy persona, me origjinë identitetin e të cilëve nuk mund ta zbulojë, por që nuk janë shtetas nga Kosova.

“Deri më tani kemi dy viktima me origjinë nga Kosova. Pra, nuk bëhet fjalë për shtetas nga Kosova, por vetëm me origjinë nga Kosova. Jemi në kontakt edhe me shumë shtetas të tjerë kosovarë por deri më tani, informacione kemi vetëm për këto dy viktima me origjinë nga Kosova”, tha Dugolli.

Dugolli tha se për momentin nuk mund të flitet për emra, për shkak se informacionet ende janë jo-zyrtare.

“Nuk mund të flas me emra, nuk mund të zbulojë identitetin e tyre për shkak se informacionet janë jo-zyrtare dhe duhet të kemi mirëkuptim edhe për familjet dhe të afërmit e tyre”, u shpreh Dugolli për telegrafin.

Ambasadori Dugolli tha se janë duke përcjellë situatën, ndërsa janë në kontakt edhe me shumë shtetas kosovarë.

“Jemi në kontakt dhe po i përcjellim të gjitha informacionet edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Jemi duke kontaktuar me shtetasit kosovarë, kemi bërë thirrje që ata të paraqiten në numrat e telefonit”, tha ai.

Nuk ka të dhëna për ndonjë kosovar të prekur nga termeti në Izmir
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur të shtunën se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkëkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.

Shefja e diplomacisë kosovare, përmes një postimi në Twitter, thotë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar. Haradinaj-Stublla bën të ditur se ka komunikime të vazhdueshme me ambasadën e Kosovës në Ankara.

“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli”, tha shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

***

Shënohet viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik në Izmir.

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo deklaron për Abc News se viktima është një grua me origjinë nga Kosova.

Viktima është Nazmie Doraja.

Ndërkohë që djali i saj është në gjendje të rëndë në spital, raporton një student shqiptar në Izmir.

Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin duke lënë shumë viktima dhe të lënduar.

Ndërkohë që kërkimet nën rrënoja ende vijojnë nga autoritetet turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat