Deputetja e PDK-së reagon ndaj VV-së: Mos bëni propaganda politike në emër të viktimave të luftës

Aktuale

Deputetja e PDK-së reagon ndaj VV-së: Mos bëni propaganda politike në emër të viktimave të luftës

Nga: A.Morina Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:55
Blerta Deliu-Kodra

Lëvizja Vetëvendosje ka krahasuar shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në vend, me ato të luftës.

Për këtë, reagoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, e cila e cilësoi deklaratën e Vetëvendosjes propagandë politike.

"Viktimat e luftës në Kosovë nuk janë pasojë e fatkeqësisë, por e krimit të paramenduar nga shteti serb. Politizimi i viktimave të luftës është i padenjë dhe i papranueshëm për një shoqëri të emancipuar. Sinqerisht pres reagimin e shoqatave dhe organizatave që mbrojnë dhe kërkojnë të drejtën e viktimave të luftës", deklaroi Deliu-Kodra, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Krahasimi i të pësuarëve nga COVID-19 me viktimat e luftës është shembulli grotesk i propagandës politike që tejkalon etikën njerëzore!

Viktimat e luftës në Kosovë nuk janë pasojë e fatkeqësisë, por e krimit të paramenduar nga shteti serb. Politizimi i viktimave të luftës është i padenjë dhe i papranueshëm për një shoqëri të emancipuar. Sinqerisht pres reagimin e shoqatave dhe organizatave që mbrojnë dhe kërkojnë të drejtën e viktimave të luftës.

Keqmenaxhimi i pandemisë mbetet përgjegjësi e dy partive politike, VV e LDK, që manipuluan me ndjenjat e qytetarëve për përfitime të ulëta partiake.Pasojat e mashtrimit të madh nga VV e LDK sot po i vuajnë qytetarët me keqmenaxhimin e përgjithshëm të situatës me pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat