Dumoshi: LDK është me fat që e ka një kryetar si Isa Mustafa

Aktuale

Dumoshi: LDK është me fat që e ka një kryetar si Isa Mustafa

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 19:27
Isa Mustafa

Vlora Dumoshi, Ministrja e Kulturës nga rradhët e LDK-së ka folur edhe për liderin e partisë që i takon, Isa Mustafën.

Ajo e ka përshkruar Mustafën si një person shumë të dedikuar në punë, duke theksuar se LDK është me fat që e ka atë kryetar.

“Është një njeri shumë i dedikuar në punën e tij, një njeri që e don shtetin, një njeri që e merr me përgjegjësi maksimale punën. Është mjaft i prerë në vendimet të cilat i merr, por gjithmonë jo vendime vetanake të tij, por duke i konsultuar edhe të tjerët“, thotë Dumoshi në “Dhoma e rrëfimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat