Dërgohet në psikiatri palestinezi që lëndoi dy policë pasi vodhi një çantë

Aktuale

Dërgohet në psikiatri palestinezi që lëndoi dy policë pasi vodhi një çantë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 18:03
foto ilustrim

Dy policë janë lënduar pasi që një palestinez kishte sulmuar ata gjatë arrestimit.

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë mes një palestinezi dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për lajmi.net, se një shtetas i huaji, gjatë arrestimit të tij, pasi që kishte vjedhur një çantë, ka rezistuar dhe ka sulmuar dy zyrtarë policorë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Hoxhës, zyrtarët policor kanë arritur që ta arrestojnë shtetasin e huaj dhe më pas e kanë dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik.

“Me datën 01.11.2020 rreth orës 14:15 në Rr Rexhep Luci në Prishtinë është raportuar një rast “vjedhje e çantës”, nga një person i dyshuar. Njësia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizoj dhe identifikoj personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve. Zyrtarët policor kanë arritur që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, ka treguar Hoxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat